Pas protestave masive në Beograd, Vuçiç njofton dorëheqjen brenda muajsh, SNS pritet të zbulojë platformën zgjedhore
Një ditë pasi serbët në veri të Kosovës bllokuan rrugën duke vendosur barrikada në pikat e Jarinjës dhe bërnjakut, situata vazhdon te jetë e tensionuar. Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, por në pikat e tjera ashtu siç kishte marrë vendimin qeveria e Kosovës, ka nisur zbatimi i vendimit të reciprocitetit për dokumente dhe targat serbe.
Situata në veri u tensionuar deri në përdorimin e armëve, teksa policia e Kosovës njofton se në 4 raste qytetarët atje kanë pësuar lëndime trupore si dhe u janë thyer automjetet.
Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.
Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të regjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës). Këto vendime kanë hyrë në zbatim sot, dhe vetëm pas një bisedimi urgjent ne mesantë me përfaqësues të SHBA, qeveria e Kosoves, vendosi ta shtyjë atë deri më një shtator për Jarinjën dhe Bërnjakun,
Kryeministri Albin Kurti në një mesazh të vonë pas nisjes së trazirave tha se Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike.
“Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit.”- u shpreh Albin Kurti.
Top Channel