Një ditë pasi serbët në veri të Kosovës bllokuan rrugën  duke vendosur barrikada në pikat  e Jarinjës dhe  bërnjakut, situata vazhdon te jetë e tensionuar. Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, por në pikat e tjera ashtu siç kishte marrë vendimin qeveria e Kosovës, ka nisur zbatimi  i vendimit të reciprocitetit për dokumente dhe targat serbe.

Situata në veri u tensionuar deri në përdorimin e armëve, teksa policia  e Kosovës njofton se në 4 raste qytetarët atje kanë pësuar lëndime trupore si dhe u janë thyer automjetet.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të regjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës). Këto vendime  kanë hyrë në zbatim sot, dhe vetëm pas një bisedimi urgjent ne mesantë  me përfaqësues të SHBA, qeveria e Kosoves, vendosi ta shtyjë atë deri më një shtator për Jarinjën dhe Bërnjakun,

Kryeministri Albin Kurti në një mesazh të vonë pas nisjes së trazirave tha se Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike.

“Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit.”- u shpreh Albin Kurti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA