Temperatura të larta por det jo i qetë në jugun e Shqipërisë
01/08/2022 12:21
Temperaturat për këtë fillim muaji janë parashikuar të jenë të larta, por deti në jugun e Shqipërisë kryesisht në Vlorë ka qenë me dallgë.
Pavarësisht situatës pushuesit dhe admiruesit e plazhit nuk janë larguar, por kanë qëndruar duke provuar thyerjen e dallgëve në breg.
Në zonën e Ujit të Ftohë kanë qenë dhe prindërit së bashku me fëmijët e tyre.
Përveç kënaqësisë që ofron dallga sjell dhe rrezik për moshat e vogla që ndodhen në bregun e detit.
Top Channel