Vijon të jetë e njëjtë situata në veri të Kosovës, ku serbët nuk kanë larguar nga kufiri barrikadat, duke mos lejuar asnjë kalim.

Forcat e NATO-s në Kosovë, KFOR, ndodhen në Bernjak, gati për të ndërhyrë në çdo incident të mundshëm.

Përtej bllokadës, nga ana e kufirit të Serbisë ndodhen qytetarë serbë, të cilët i kanë kërkuar mediave që ndodhen në afërsi të largohen nga vendngjarja.

Ndërkohë herët në mëngjesin e sotëm, në very të Kosovës, ajnë vendosur pankarta ku shkruhet “Mirë së vini në bashkësinë e komunave serbe”.
Qeveria e Kosovës pas tensioneve të krijuara, me propozim të SHBA-së, vendosi shtyrjen e vendimit për reciprocitetin e targave dhe mjeteve të identifikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA