Një britanik ka vdekur dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur barka me të cilën po lundronin u përplas me shkëmbinjtë në brigjet e ishullit italian të Sardenjas.
63-vjeçari britanik që besohet se ishte pronari i jahtit ‘Amore’ mbeti i vrarë në aksidentin e mëngjesit të djeshëm pran portit Porto Cervo, në Sardenja.
Barka Amore që besohet se kishte në bord shtatë njerëz, mori një kthesë të fortë për t’iu shmangur një tjetër barke pranë një grupi ishujsh të vegjël të njohur si Il Nibani kur goditi shkëmbin dhe nisi të fundosej.
Një jaht maltez që gjendej në afërsi të vendngjarjes mori të plagosurin për ta ndihmuar por ai kishte vdekur gjatë rrugës.
Roja bregdetare kishte transportuar të tjerët në Porto Cervo, dy prej të cilëve u dërguan në spital me plagë të konsiderueshme, shkruan e përditshmja La Stampa.
Ndërsa jahti 25 metra i gjatë u tërhoq prej shkëmbinjve nga roja bregdetare dhe është mbyllur për hetime.
Një prej burimeve tha: “Barka që mbeti në breg duket se kishte marrë kthesë të fortë për t’iu shmangur një tjetër mjeti dhe përfundoi e përplasur me shkëmbinjtë”.
Një dëshmitar shtoi: “Kishte disa ambulanca rreth barkës së tërhequr në Porto Cervo.’
Jahti MY Amore është regjistruar në portin italiane të Monfalcone pranë Triste.
Top Channel