Për të apasionuarit pas kafesë, si t’i dalloni kokrrat e pjekura mirë

01/08/2022 22:53

Shumica e njerëzve pinë kafenë që iu serviret, ndaj mezi e kuptojnë idenë e llojeve të ndryshme të kafesë.

Për shumicën e njerëzve, kafeja është thjesht kafe. Por kjo nuk është kështu në të vërtetë.

Kafeja vjen në lloje të ndryshme, ku shija është tipari kryesor dallues për shkak të nivelit të pjekjes.

Me një pjekje mesatare, shija e kafesë do të jetë më e fortë se ajo e pjekur lehtë.

Gjithashtu, një pjekje e tepërt do të japë një aromë dhe shije të ndryshme në krahasim me pjekjen e lehtë dhe mesatare.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me ndryshimet midis pjekjes së kafesë së errët dhe mesatare.

Kafeja e pjekur shumë

Kokrrat e kafesë që janë pjekur për më të gjatë marrin një ngjyrë kafe të errët, të ngjashme me atë të çokollatës së zezë.

Meqenëse kafeja e pjekur e errët humbet shumë lagështi gjatë pjekjes, ajo merr një shije të hidhur.

Gjithashtu, nuk ka vaj në sipërfaqen e kokrrave të saj dhe përmbajtja e kafeinës zvogëlohet.

Temperatura ideale për pjekjen e kokrrave të kafesë së errët është 230gradë Celsius.

Çfarë është kafeja e pjekur mesatarisht

Kokrrat e kafesë që janë pjekur në një nivel mesatar kanë një ngjyrë kafe të lehtë dhe sipërfaqja e kokrrave përmban vaj.

Aroma, shija dhe aciditeti i kafesë së pjekur mesatarisht, janë më të balancuara në krahasim me atë të pjekur lehtë ose shumë.

Temperatura ideale për pjekjen e kokrrave është 220 gradë Celsius.

Ngjashmëritë dhe Dallimet

Kokrrat e kafëse të pjekura shumë, janë pjekur për një kohë më të gjatë dhe kanë një ngyrë më të errët se kokrrat e pjekura mesatarisht.

Krahas ngjyrës së errët ato kanë përmbajtjen më të vogël të kafeinës dhe janë më të hidhura se llojet e tjera.

Ndërsa kokrrat e kafesë të pjekura mesatarisht kanë një ngjyrë kafe të lehtë dhe më pak kafeinë në krahasim me ato të pjekura lehtë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA