Grupi i deputeteve që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj po nxiton të hartojë një paketë të plote ligjore para nisjes së sesionit te ri parlamentar per përjashtimin nga politika të personave që kanë mbajtur poste partiake në kohen e regjimit komunist apo kanë qenë anëtar dhe bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit.

“Partive dhe organizatave politike iu ndalohet edhe propozimi i kandidatëve për anëtarë të pushtetit legjislativ dhe vendor, përfshirë pozicionin e kreut të shtetit, nëse gjatë veprimtarisë së tyre propagandojnë regjimin totalitar komunist dhe/ose përdorin simbole të tij.

Lustracioni duhet të jetë akti përfundimtar për ndarjen njëherë e mirë nga e shkuara e errët e komunizmit dhe t’i japë fund njëherë e mirë zgjatimeve të diktaturës në politikë, qeveri, drejtësi, e jetën publike të Shqipërisë“, tha Pampuri.

Lëvizja e grupimit te Alibeaj duket jo vetëm në të njëjtën linjë por ka të njëjtin qëllim me atë të paralajmëruar nga Kryemnsitri Edi Rama, i cili kërkon të ndërhyjë në ligjin e dekriminalizimit për t’i dhënë fund karrierës politike të personave që kanë mbajtur pozicione partiake në partine e punës.

Nisme e mazhorances dhe grupimit që mbështet Alibeaj duket që synon të preke jo vetëm Sali Berishën por edhe politikanin me inicilalet I.M që ka rezultuar në dosjet e ish sigurimit të shtetit.

Nën akuzë publike është vendosur presidenti Ilir Meta, të cilit demokrati Agron Gjekmarkaj i sugjeron të bëjë transparente vetë dosjen e tij.

“Ai duhet të kërkojë që nëse ekziston një dosje e bardhë apo me ngjyrë tjetër për të, të zbardhet e gjitha. Unë besoj që vetëm rruga ligjore e ndan gënjeshtrën nga e vërteta! Duke parë diskurin e Metës besoj që ai drejt saj mund të shkojë. Deklaratat politike vet-shtojnë mjegullën”, tha Gjekmarkaj.

Për momentin Ilir Meta po mundohet të ruajë qetësinë por duket se nuk e fsheh dot shqetësimin nga një pakt mes socialisteve dhe demokrateve që nuk i binden Sali Berishes.

“Partia e Lirisë do të votojë çdo nismë që synon transoarencën, për çështjet e ish-sigurimit të shtetit, për çështjet e të kaluarës, për çështjet e dekomunistizimit dhe për çdo çështje tjetër. Por partia e lirisë është shumë e qartë se problem numër 1 i vendit është dekorruptimit, dhe në radhë të parë dekorruptimi i opozitës e cila përdoret nga maxhoranca për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni galopant”, tha Ilir Meta.

Top Channel