Këshilltari i Putin sëmuret papritur nga çrregullimi neurologjik imunitar (fotot)

01/08/2022 17:47

Një ish-këshilltar i lartë i presidentit rus Vladimir Putin — i cili u largua nga vendi pas nisjes së pushtimit të Ukrainës — është sëmurur rëndë dhe mbahet në kujdes intensiv prej të dielës, njoftojnë mediat.

Anatoly Chubais vuan nga një çrregullim neurologjik dhe është shtruar në një spital në Evropë, shkruante prezantuesja televizive ruse Ksenia Sobchak, gjithashtu mike e ngushtë e Chubais.

Sobchak, shkruante në rrjetin Telegram, se kishte folur me bashkëshorten e Chubais e cila i tha se vuante nga sindroma Guillain-Barre.

Listimet mjekësore në SHBA thonë se sindroma Guillain-Barre ndodh kur sistemi imunitar i personit dëmton nervat e tij, dhe kjo çon në dobësi të muskujve e më tej në paralizë.

67 vjeçari Chubais, ka humbur kontrollin e duarve e këmbëve, ndërsa vendi ku ai u sëmur raportohet po hetohet nga specialistë me “veshje mbrojtëse kimike”, sipas të përditshmes New York Times.

Chubais nuk ka shpjeguar se përse u tërhoq nga posti i tij në mars, por supozohet se ka të bëjë me sulmin rus ndaj Ukrainës, teksa largimi i tij nuk ishte i vetmi.

Chubais ka mbajtur poste të rëndësishme në vend që prej viteve 1990, ndërsa sëmundja e fundit ngre dyshime mbi ‘sëmundje’ të atyre që Kremlini mund të konsiderojë si kundërshtarë.

FOTO GALERI
2/3
Ai u largua nga vendi pas nisjes së pushtimit të Ukrainës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA