India ka konfirmuar vdekjen e saj të parë të shkaktuar nga lija e majmunëve në shtetin jugor të Kerala.
Një 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ndërruar jetë të shtunën.
Ministri i Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se i riu fillimisht kishte rezultuar pozitiv me virusin jashtë vendit, shkruan BBC.
Më pas me mostrat e testuara pas vdekjes së tij, u zbulua shkaku i vdekjes së tij.
Njëzet kontakte që viktima ka pasur janë kategorizuar si “rrezik të lartë” dhe se duhet të izolohen.
Këtu përfshihen miqtë e tij, familja dhe nëntë persona me të cilët ka luajtur futboll kohët e fundit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunëve një emergjencë globale shëndetësore muajin e kaluar.
Pas vdekjes së të riut në Kerala, qeveria vendase formoi një komitet të nivelit të lartë për të shqyrtuar raportet mjekësore.
22-vjeçari kishte ethe, nyjet limfatike të fryra dhe trup të skuqur në momentin që është shtruar në spital privat më 27 korrik.
Gjendja e tij u përkeqësua shpejt në spital dhe çdo gjë rreth diagnozës u vërtetua në momentin që Institutin Kombëtar të Virologjisë konfirmoi linë e majmunëve.
India ka raportuar katër raste të lisë së majmunëve deri më tani, tre në Kerala dhe një në kryeqytetin, Delhi.
Top Channel