Dy njerëz janë gjetur të vdekur mes zjarreve shkatërrimtare që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë, të cilat kanë detyruar evakuimin e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre, njoftonin autoritetet në SHBA.
Trupat e dy viktimave u gjetën brenda një makine para një shtëpie të rrethuar nga zjarret monstruoze.
Sherifi i zonës Siskiyou, Jeremiah LaRue tha për mediat se dy viktimat po tentonin të largoheshin nga zona e McKinney, ku zjarret kanë djegur rreth 10 000 hektarë toka.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e emergjencës prej zjarrit të nisur të premten që u përhap me shpejtësi shkatërrimtare prej motit të thatë, erërave dhe disa rrufeve të pashpjeguara.
Qindra zjarrfikës po punojnë për të reduktuar flakët por deri mbrëmjen e të dielës rezultatet ishin mjaft të dobëta, sipas autoriteteve.
Prandaj rreth 2,000 banorë të zonës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.
Qyteza fqinje Yreka – me disa mijëra banorë – nuk është evakuar deri në zbulimin e ecurisë së katastrofës
Në këtë shtet ka pasur disa zjarre në sezonin e gjatë të të nxehtit teksa ai pranë parkut kombëtar të Yosemite National Park, vijon të digjet prej një jave edhe pse është vënë nën kontroll.
Top Channel