Katër vjet pasi u shkarkua nga detyra , Bashkim Dedja rikthehet në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë jo si gjyqtar, por si paditës që duket se edhe ai do testojë gjykatën e pas reformës në drejtësi. Së bashku me të vëllanë , ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkon shfuqizimin e tre vendimeve përfshirë edhe atë të Gjykatës së Lartë që u shprehën për hetimin pasuror dhe për pasojë i dhanë dritën jeshile sekuestros së një apartamenti. Seanca ku si palë e interesuar është edhe SPAK bëhet me dije se është caktuar në datën 22 shtator.

Bashkim Dedja aktualisht po përballet në këtë sallë me Prokurorinë e Posaçme që e ka ulur atë në bankën e të akuzuarve dhe e ka marrë  të pandehur ndërsa ka kërkuar konfiskimin e pasurive të tij.

Si pasuri të pajustifikuar SPAK konsideron një apartament të ndodhur në Golem dhe që është sekuestruar një vit më parë, teksa nga 2020 kur nisën hetimet çështja është kthyer disa herë për hetime. I akuzuar për fshehje pasurie , ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese këmbëngul se realisht apartamenti i përket të vëllait, për të cilin hetuesit vlerësojnë se nuk kishte mundësi financiare që ta blinte.

Nga shkarkimi si gjyqtar kushtetues Bashkim Dedja ka veshur tunikën e avokatit, por për çështjen e hapur në SPAK , ai ka kontaktuar një avokat që e përfaqëson.

Më herët për mos deklarim pasurie  u dënua nga gjykata edhe ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA