“Çfarë ke pse merresh me gra”/ Detajet, si nisi sherri mes fqinjëve që përfundoi me një viktimë (Foto)

01/08/2022 12:39

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku si pasojë e një konflikti mes fqinjëve, një person ka humbur jetën.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për Top Channel se viktima Nikolin Staka 56-vjeç, me profesion mësues, i lindur në Laç dhe banues prej një muaji në Tiranë, ka jetuar më parë në Belgjikë.

Efektivë të komisariatit nr.2 në Tiranë thanë se Alban Mneri u grind për vendin e parkimit me dy gra nuk i lejoi të parkojnë. Skenë e cila është parë nga Staka, nga ballkoni i katit të dytë të banesës ku jetonte, dhe i ka thënë autorit: cfarë ke, pse merresh me gra.

Autori, i cili sipas dëshmive, grindej shpesh në lagje pasi pretendonte vendparkinin aty i ka thënë: hajde poshtë, ta tregoj unë.

Autori i ngjarjes

Pasi Staka ka zbritur poshtë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, gjymtyrë e qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen brenda në banesën e tij nga hemorragjia.

Konflikti ka ndodhur më datë 30, por trupi i  pajetë u gjet në banesë më datë 31. Policia ka deklaruar që Meneri është problematik dhe ka pasur edhe raste të tjera kur është përfshirë në konflikte të dhunshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA