Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën këtë të shtunë pasi u rrëzua nga çatia e një magazine ku kultivohej kanabis në komunën e Alaquàs në Valencia të Spanjës.
Kjo ndodhi gjersa ai po tentonte t’u arratisej agjentëve të Policisë Kombëtare së bashku me shtatë shqiptarë të tjerë, të cilët u arrestuan për kultivim kanabisi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit, kur disa efektivë policie vënë re praninë e një burri në zonën ku kultivohej kanabisi, i cili më pas u largua me vrap.
Sipas medias së huaj, gazeta Levante-emv thotë se magazina nga e cila ra i riu përdorej për kultivimin e kanabisit.
Agjentët zbuluan se pjesa e brendshme e zonës ishte një fermë droge me një plantacion të madh kanabisi.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arrestuar dhe viktimës.
Top Channel