Autoritetet vendore në Dropull të Gjirokastrës kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, pasi zjarri që ra mëngjesin e sotëm po merr përmasa të mëdha.

Në fshatin Goranxhi të Dropullit kanë shkuar forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorrizuara.

Deri më tani janë djegur 5 ha pyll drurë të rrallë të llojit Prral dhe 10 ha kullota.

Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj zonës të cilët përdorin kullotat për ushqim për bagëtinë.

Top Channel