Pelosi viziton Taivanin; Mediat e Pekinit paralajmërojnë rrëzimin e avionëve shoqërues (fotot)

30/07/2022 15:19

Teksa kryetarja e Kongresit të SHBA, Nancy Pelosi pritet të bëjë një vizitë në ishullin e kontestuar, mediat kineze paralajmëronin se për të ndaluar veprimin, mund të qëllojnë ndaj avionëve ushtarakë që shoqërojnë mjetin e demokrates.

“Nëse ka avionë ushtarakë që vijnë bashkë me Pelosin në Taivan, kjo do të konsiderohet një pushtim,” komentonte Hu Xijin, kryeredaktori i gazetës më të madhe shtetërore kineze Global Times. “Ushtria Çlirimtare Popullore ka të drejtën të dëbojë avionin e Pelosi dhe avionë të tjerë të SHBA, duke përfshirë të shtënat paralajëmruese ose lëvizjet taktike të pengimit”, tha Xijin, teksa më pas shtonte:

“Dhe nëse këto janë inefektive, ata do të qëllohen”.

Nuk dihet sesa i brendshëm me strategjinë ushtarake është editorialisti kinez por komentet i shtohen zhurmave në media se Kinës është duke iu sosur durimi me Taivanin dhe mund të ndërhyjë ushtarakisht.

Demokratja nga Kalifornia pritej të niste dje turneun e saj të vizitave por nuk ka publikuar planet e saj duke cituar arsye sigurie.

“Unë nuk flas ndonjëherë për lëvizjet e mia sepse janë çështje sigurie, siç është për të gjithë anëtarët e Kongresit, veçanërisht jashtë vendit”, tha ajo.

Presidenti kinez Xi Jinping raportohet se në një telefonatë të premten ka paralajmëruar SHBA të mos luajë me zjarrin me Taivanin, sipas mediave, duke theksuar shqetësimin për vizitën e mundshme të  Pelosi në ishullin që pretendohet dhe nga Kina.

Ministria e jashtme e Taivanit  tha të premten se do të përforcojë bashkëpunimin me SHBA, pasi presidenti Joe Biden e lideri kinez Xi, kishin folur në telefon të enjten.

FOTO GALERI
1/3
Demokratja nga Kalifornia pritej të niste dje turneun e saj të vizitave por nuk ka publikuar planet e saj duke cituar arsye sigurie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA