22/12 20:40
Ballonë shumëngjyrësh mbushën sot diellin e New Jersey, SHBA në hapjen e festivalit të 39 të përvitshëm të ballonëve që është eventi më i madh i këtij lloji në Amerikën e Veriut.
New Jersey Lottery Festival kryhet në fushat prane aeroportit te Solberg dhe vijon deri të dielën, teksa ka gjithashtu në program koncerte, ekzibicione e panaire vendase.
Dhe sigurisht janë rreth 100 ballonë gjigantë që do të ngrihen masivisht në qiell duke krijuar spektaklin e pritur nga pjesëmarrësit.
Grupet e stafit nisin të fryjnë ballonët e tyre me ajër të nxehtë që dalëngadalë ngrihen drejt qiellit.
Pjesëmarrës të ndryshëm mund të blejnë bileta për xhiron e tyre me ballon që kushton rreth 30 deri në 40 dollarë.
Top Channel