Me tatuazhet e saj, flokët biondë dhe bluzën e grisur, ajo duket si një vajzë ‘e fortë’ dhe aktive që ka jetuar gjithmonë në SHBA.
Por gruaja që nxjerr tym nga buzët e lyera me të kuqin e trashë, ka një arsim të privilegjuar që shumë vetëm e ëndërrojnë.
Kjo është mbesa e diktatorit famëkeq sovjetik Josef Stalin – fëmija i vogël i bijës së tij Svetlana Alliluyeva.
Nuk dihet se çfarë do të kishte menduar despoti sovjetik për mbesën e tij, që tashmë quhet Chrese Evans nëse e shihte tani.
Chrese – e lindur me emrin Olga, por më pas vendosi ta ndryshonte – është më e vogla e tre fëmijëve të nënës së saj, dhe e vetmja nga martesa e tretë e nënës me arkitektin amerikan William Wesley Peters.
Tashmë 50 vjeçare, ajo është larg botës së gjyshit të saj, dhe larg apartamenteve luksoze në Kremlin ku jetonte nëna e saj.
Nëna saj që vdiq nga kanceri disa vjet më parë në moshën 85 vjeçare, u martua me Peters pasi u largua drejt SHBA.
Martesa zgjati vetëm tre vjet, por Svetlana – e cila dhe ajo kishte ndryshuar emrin ne Lana Peters – ishte gjithmonë një nënë e mirë për të bijën.
Chris ka tashmë një dyqan antikash në Portland dhe jeton një jetë gati anonime, përveç rasteve të kuriozitetit të mediave për te si familjare e diktatorit gjakësor sovjetik.
Top Channel