Kisha e Hllomosë, është një monument unik i mesjetës së vonë e ndërtuar në një skaj të krahinës së Pogonit në Dropull, vetëm pak kilometra larg kufirit me Greqinë.

Në fshatin e largët, sot jetojnë jo më shumë se 20 të moshuar pasi zona filloi të braktisej menjëherë pas rënies së komunizmit. Banorët kanë dëshmuar përgjatë dekadave të fundit më shumë se 10 grabitje të kishës, e bëhet fjalë për objekte të çmuara si ikona, objekte ari, pagëzimorja apo këmbana.

Kisha ka të dëmtuar orën diellore të vendosur mbi murin jugor të saj ndërsa mungon tërësisht mirëmbajtja e brendshme. Aktualisht mungesa e riparimeve në çati po lejon lagështinë të dëmtojë afreskët dhe të kërcënojë strukturën e sipërme të objektit.

Kisha e Shën e Premtes, monumet kulture që prej vitit 1973 është një objekt që dallohet për arkitekturën komplekse. Godina- katedrale është e ndërtuar në gur të zi rreth vitit 1829 dhe rrethohet nga selvitë e Hllomosë të shpallura monument natyre për shkak të moshës gati 220 vjeçare dhe vlerave estetike, shkencore dhe të peisazhit.

E gjithë kjo zonë ka të izoluara dhe jashtë vëmendjes disa nga thesaret e trashëgimisë arkitekturore dhe kulturore përfshi kisha, ura, banesa, apo copëza rrugësh antike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA