Berberi i refuzuar qëllon për vdekje ish-të dashurën parukiere në Stamboll (fotot)

30/07/2022 18:15

Një stilist flokësh në Turqi i refuzuar nga e dashura e tij, e kishte bindur atë të takoheshin një herë të fundit, kur dhe e qëlloi tre herë me armë teksa ishte ulur në makinën e saj.

Autoritetet thonin se 32 vjeçarja Elif Gunes, kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes së tyre të trazuar pesë vjeçare me të dyshuarin e vrasjes, Koray Gulbar.

Por 34 vjeçari Gulbar – edhe ai parukier – nuk pranonte dot ndarjen dhe erdhi në dyqanin e viktimës në zonën Umraniye të Stambollit.

Dyshja debatuan ashpër teksa Gulbar e qëlloi ish-të dashurën me shuplakë dhe u largua.

Disa ditë më vonë ai i kishte kërkuar një takim të fundit dhe Elif pranoi, duke menduar se do të largohej perfundimisht nga jeta e saj.

Ditën e takimit më 23 korrik e ndjera kishte marrë dy shoqe me vete, në rast se Gulbar bënte ndonjë gjë të pamenduar.

Gulbar erdhi në takim dhe i tha shoqeve të saj se donte të takohej vetëm me Elif.

Ai hipi në makinë me të dhe rrjedhimisht kishte nxjerrë armën duke qëlluar Elif tre herë në trup.

Gulbar kishte drejtuar makinën për në spital dhe deri dje ai ende nuk është ndaluar nga policia.

FOTO GALERI
1/3
32 vjeçarja Elif Gunes, kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes së tyre të trazuar pesë vjeçare me të dyshuarin e vrasjes, Koray Gulbar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA