Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri.
Prej tyre, janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
Zjarret janë shuar: në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në Mimias dhe në lagjen “Kala” në Berat Berat, në fshatin Paulesh të Peqinit,në Shushicë të Elbasanit, në fshatrat Armen dhe Peshkëpi të Selenicës, në Ardhasovë të Finiqit. Në Bushat, Barbullush dhe Rranza të Vaut të Dejës, në fshatin Shllak 1 dhe në të Shkodrës, në fshatrat Seman dhe Gorishovë të Fierit si dhe në fshatin Çiflig të Korçës.
Ndërkohë, vijojnë aktive vatrat në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë dhe në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.
Ministria e Mbrojtjes thotë se nanë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.
Top Channel