Tre persona të infektuar me koronavirus, të moshave 60-76 vjeç kanë humbur jetën në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 1084 raste të reja me Covid 19, ndërsa aktualisht në vend janë 8.722 raste aktive.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2413 testime të kryera gjithsej, numrin më të lartë të rasteve pozitive e ka Tirana me 387 raste të reja. Infektimet janë përhapur në të gjithë territorin, në çdo qytet.
74 të infektuar të rinj kanë rezultuar në Durrës, 53 në Lushnjë, 45 në Vlorë, 42 në Fier, 31 në Gjirokastër, nga 29 qytetarë në Kamzë, Sarandë, 27 në Lezhë, 25 në Elbasan, 24 në Divjakë, nga 22 qytetarë në Korçë, Berat, 21 në Dimal, 20 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 16 në Devoll, 13 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Shijak, Kuçovë, nga 10 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 9 qytetarë në Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, nga 7 qytetarë në Tropojë, Selenicë, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Librazhd, nga 5 qytetarë në Kukës, Himarë, Skrapar, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Mat, Roskovec, Përmet, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, Peqin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 29 pacientë.
Ndërkohë, janë shëruar 1527 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 298.099 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1084
Të shëruar në 24 orë 1527
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2413
Testime totale 1,914,327
Raste pozitive 310,362
Raste të shëruara 298,099
Raste Aktive 8,722
Humbje jete 3,541
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,890
Fier 716
Durrës 608
Vlorë 470
Elbasan 412
Shkodër 337
Berat 321
Korçë 285
Lezhë 252
Gjirokastër 197
Dibër 150
Kukës 84
Top Channel