Një 26-vjeçar është arrestuar, pasi transportonte gjashtë emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit në Pogradec.
I riu me iniciale S. H. banues në Kamëz të Tiranës drejtonte mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe u kishte marrë emigrantëve 5000 euro secili për kalim në vendet e BE-së.
Në operacion policor të koduar “Perimetri 186” u bë e mundur arrestimi i 26-vjeçarit dhe po punohet për për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Top Channel