“Sistemi i mbrojtjes nuk u prek”, Peleshi flet për sulmin kibernetik: Ndodhin kudo, mund të ketë edhe në të ardhmen

29/07/2022 13:58

Sulme kibernetike ndodhi kudo, madje mund të ndodhin edhe në të ardhmen. Kështu iu përgjigj, ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi, interesit të medias lidhur me sulmin kibernetik në institucionet shtetërore, ndërsa konfirmoi se sistemi I mbrojtjes në vendin tonë, nuk është prekur nga ky sulm.

“Mbrojtja kibernetike është domain i mbrojtjes. Në rastin e sulmit të fundit kibernetik nuk kanë qenë të targetuara dhe nuk kanë arritur të deportojnë në sistemet e mbrojtes. Konfirmoj publikut të gjerë se asnjë nga sistemet tona të sigurisë dhe mbrojtes dhe forcave të armatosura nuk kanë ndaluar në asnjë sekond.

Unë nuk mund të zbardh detaje në lidhje më këtë sulm. Janë probleme që po ndodhin gjithandej. Jemi në kohën kur lufta kibernetike nuk është një domein i së ardhmes, por i të sotmes.

Të gjitha vendet janë në këtë kërcënim. Prishja e ekuilibrave të rendit botëror pas agresionit rus ka lëkundur të gjitha balancat në botë. Ne jemi të vetëdijshëm që në të ardhmen do të ketë sërish sulme të tilla po bëhet më e mira për të ndërtuar mure më të forta nga sulmet,por është një proces ka dinamikën e vet.” tha Peleshi.

Top Channel