PS dorëzoi ndryshimet në ligjin e dosjeve, Berisha: Kam qenë e mbetem për lustracion! Nuk bëj pazar me dosjet

29/07/2022 12:58

Ish-kryeministri Sali Berisha I është përgjigjur mediave lidhur me ndryshimet e propozuara sot nga PS, në ligjin për dosjet e ish Sigurimit të Shtetit.

Kam qenë, jam e mbetem për lustracionin, por ka qenë Edi Rama që zgjodhi modelin gjerman. Nëse e keni dëgjuar, me mburrje thoshte se ne i hapëm dosjet e Berisha Jo. Gënjeshtër. Është e vërtetë që dosja hapej për ato që kandidonin, por edhe për këdo që donte të shihte dosjen e tij.

Pazar me dosjet nuk mund të bëj. Ka sanksione e direktiva nga Strasburgu. Autoritetet gjermane, kanë të njëjtin model, por pa lustracionin.” u shpreh Berisha.

Më herët ish kryeministri, bëri një historik të ecurisë së këtij ligji në parlament, ndërsa akuzoi qeverinë e Edi Rama, s’e hoqi lustracionin me ardhjen në pushtet.

“Në 1995 këtu është miratuar ligji i lustracionit. Sali Berisha e ka përkthyer dhe e kaluar në parlament. Ai ligj kishte lustracionin, pengohej gjithë piramida e persekutimit të shqiptarëve. U zbatua. Meta mori certifikatën, që po të mos e meritonte s’mund ta merrte kurrë. Socialistët erdhën në pushtet, ligjin e mbajtën hoqën lustracionin. Erdhëm në pushtet në 2008 dorëzova të njëjtin ligj, e votuam përsëri lustracion. Ligjin e rrëzoi kushtetuesja. Për mendimin tim, në mënyrë të padrejtë.

Në 2015 përsëri PD dërgoi amendamentet e lustracionit, Rama dhe PS i kundërshtoi kategorikisht. Tani, po të mos ishte Rama kishte një shteg ligjor të plotë. Cili ishte? Nëse ligji i lustracionit nuk ekziston, ekziston ai i dënimit të krimit komunist. Cdo qytetar ka të drejtë të çojë në gjykatë persekutorin e tij. Këto zonja po të mos keqpërdoreshin, kishin në tagër të orientonin qytetarin të shkonte në gjykatë.” tha Berisha.

Top Channel