Përplasi të riun që lëvizte me motorin e picave, arrestohet 56 vjeçari në Gjirokastër

29/07/2022 10:43

Mbrëmjen e djeshme 56-vjeçari ka përplasur një të ri në Gjirokastër, i cili udhëtonte me motorin e picave, për pasojë është arrestuar.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 22 vjeçari me iniciale F. M., dhe drejtuesi i mjetit tip “Toyota” me iniciale G. G.

Motoristi i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi nuk kishte leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 56 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. M., pasi drejtonte motoçikletën, pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA