Moti këtë fundjavë në vendin tonë pritet të jetë me kthjellime dhe temperatura të larta deri në 39 gradë Celsius.

Termometri do të shënojë pikun në qytetin e Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Sipas meteorologes, Lajda Porja bregdeti do të jetë më i freskët, me temperatura 34-35 gradë.

Ndryshe do të jetë në zonat veri-verilindore (Bajram Curri, Kukës dhe Has), të cilat do të jenë me rrebeshe shiu.

Shpejtësia e erës do të jetë problematike në bregdetin e Joint, ku do të ketë një det me dallgë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA