Ilir Meta do trokasë në dyert e drejtësisë për të paditur autoritetin e dosjeve që e bëri spiun të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje ligjore që ka bërë. Për me shumë edhe për atë shkresë të turpshme që i ka çuar Kuvendit. Do të mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë. Autoriteti Dosjeve e di shumë mirë që Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Ato e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret, sepse ndodhet në dy dosje”, tha Meta.

Edhe pse  behët fjalë për shokët e tij të fakultetit Ilir Meta preferoi të mos flasë me emra. Në ndihmë i erdhi ish-aleati i tij politik Sali Berisha, i cili pretendon se ka gjetur emrin e spiunit.

“Cilido që lexo e-mail e ka të qartë që I.M është Ilir Murati  nga Librazhdi dhe Filip Talo është nga Librazhdi dhe ska lidhje me Ilir Metën”, tha Sali Berisha.

Në të njëjtën linjë e Meta dhe Berisha flasin për një skenar të Edi Ramës për të sulmuar kundërshtarin politik.

“Rama bashkë me ShISH që e ka organizuar e ka stisur në mënyrën më të trashë këtë kurth“, tha Berisha.

“Ai që është krenar për babin që në 89 vari në mes të Kukësit poetin qenka shqetësuar për një rast që ka ndodhur 89. Ai do tronditet për fare ska patericë që do e shpëtojë. Ajo ska patur dhe ska asnjë dosje. Ka porosi që fabrikon Endri Fuga”, tha Ilir Meta.

Mazhoranca ka gati ndryshimet ligjore që përforcojnë filtrat e pastërtisë dhe i hapin  rrugë rikontrollit  politikaneve të cilët kanë kaluar verifikimin e së shkuarës së tyre. Të majtët do kërkojë vota edhe mes opozitarëve në parlament.

“Le të më kontrollojnë që nga çerdhja skanë për të më gjetur gjë”, u shpreh Meta.

“Kam qenë i hapur për lustracion, por nuk jam për Pazar”, tha Berisha.

 

Top Channel