Lufta në Ukrainë/ Rusia thotë se 40 të burgosur ukrainas janë vrarë në shpërthimin e kazermës (fotot)

29/07/2022 16:50
I burgosuri ukrainas duke shetitur qenin ne burgu e Olenivka

Ministria ruse e mbrojtjes tha sot se 40 ukrainas të burgosur lufte, janë vrarë nga bombardimi ukrainas i një burgu në rajonin separatist Donetsk.

Zyrtarët pretendonin se 75 njerëz të tjerë janë plagosur në goditjen me raketë të kampit të të burgosurve në Olenivka, shkruante rrjeti britanik BBC, në pretendimet që nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

Ushtria e Ukrainës mohon se ka kryer sulmin dhe akuzon Rusinë për goditjen e burgut.

Ajo shtonte se Moska e bënte këtë “për të mbuluar provat e torturave” në imjant.

“Pushtuesit rusë duke ndjekur qëllimet e tyre kriminale akuzojnë Ukrainën për krime lufte për të fshehur krimet e tyre”, tha në një deklaratë ushtria e Ukrainës.

Pamjet në televizionin rus tregonin tym që dilte nga ndërtesa të shkatërruara dhe ato që dukeshin si mbetje njerëzore.

Analizat tregonin se impjanti mund të jetë goditur nga një mjet ndezës dhe jo nga artileri e rregullt.

Daniil Bezsonov, zëdhënësi i rajonit separatist Donetsk tha se sulmi ishte një “goditje direkte ndaj kazermave me të burgosur”, i kryer nga Ukraina duke përdorur raketat amerikane Himars.

Besohet e të burgosurit e vrarë në Olenivka kanë qenë ushtarë ukrainas të dorëzuar te Rusia gjatë rrethimit të gjatë të metalurgjikut Azovstal në Mariupol.

Trupat që u dorëzuan në maj, kishin qëndruar me javë të tëra në rrjetin e gjerë të tuneleve ushtarake nën impjant.

FOTO GALERI
3/3
I burgosuri ukrainas duke shetitur qenin ne burgu e Olenivka

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA