Fermerët holandezë ashpërsojnë përpjekjen kundër reduktimeve madhore të gjësë së gjallë, të kërkuar nga qeveria (fotot)

29/07/2022 18:00

Fermerët në Holandë po shprehin prej më se një muaji zemërimin e tyre për masat e qeverisë ndaj ‘ndotjes së azotit’ me anë të reduktimeve madhore të numrit të derrave, bagëtive dhe pulave.

Në rrugët e urat holandeze njerëzit po varin flamurin kombëtar së prapthi për të shprehur solidaritetin me fermerët, të cilëve u kërkohet të reduktojnë me 30 përqind numrin e kafshëve për të arritur objektivat e vendosura nga qeveria.

Javët e fundit ata në numra të mëdhenj kanë bllokuar qendrat e shpërndarjes dhe rrugët me traktorë, si dhe kanë protestuar para bashkive lokale dhe shtëpive të ministrave, shkruan britanikja The Guardian.

“Kjo nuk është më demokraci: është diktaturë,” tha Jeroen van Maanen, fermer me 130 lopë në Zeewolde, në Holandën qendrore, i cili është bashkuar me protestën.

Sipas zyrtarëve, amuniaku i lëshuar nga bajgat e urina e kafshëve hyn në liqene dhe mund të dëmtojë habitatet natyrale, në vendin me popullsinë e shtatë më të madhe të kafshëve në Evropë.

Van Maanen shtonte se fermerët po shënjestrohen padrejtësisht: “Nëse na godisni ne e familjet tona, godisni shpirtin e fermerit. Ne kemi propozuar shumë zgjidhje por ata i njorojnë, dhe më në fund dalin me idenë e reduktimit të bagëtive, prandaj kjo është shumë emocionale për ne”.

Deri tani koalicioni qeveritar nuk është stepur prej protestave. Zëdhënësi i ministrisë së bujqësisë Rudi Buis, tha: “Ky problem nuk largohet, edhe nëse dëshiron të ndërtosh një shtëpi apo një rrugë duhet të reduktosh azotin për të marrë liçencën. Duhet të bëhet”.

dokumente të publikuara dje  ministria holandeze e financave sugjeronte se të paktën gjysma e fermerëve gjysma e fermerëve duhet të mbyllnin ose reduktonin aktivitetin.

Rrjeti Financieele Dagblad, raportonte se planet e qeverisë në fakt prekin pesë herë më shumë fermerë nga sa është e nevojshme.

Sindikata e fermerëve ka refuzuar të diskutojë me një negociator të qeverisë. Zëdhënsi  Wytse Sonnema, tha: “Një reduktim i tillë deri në 2030 është i paarritshëm dhe do të kishte efekt shkatërrimtar te bujqësia dhe gjithashtu te ekonomia, te gjendja shoqërore e kulturore e pjesës rurale të Holandës”.

FOTO GALERI
1/5
Fermerët në Holandë po shprehin prej më se një muaji zemërimin e tyre për masat e qeverisë ndaj ‘ndotjes së azotit’

Top Channel