Dy ditë përmbytje lënë 24 të vdekur e 19 të zhdukur në periferi të Teheranit (fotot)

29/07/2022 19:19

Përmbytje të papritura kanë lënë të paktën 24 njerëz të vrarë dhe 19 të zhdukur në zonat zakonisht te thata në periferi të kryeqytetit iranian.

“Për arsye të përmbytjeve dhe erës së fortë, 24 njerëz kanë vdekur në fshatrat në perëndim dhe në lindje të Teheranit”, tha në një deklaratë Kryqi i Kuq.

“Operacionet e kërkimit po vijojnë për 19 persona që janë të humbur,” shtohej në deklaratë.

Përmbytjet pranë Teheran vijnë më pak se një javë pas përmbytjeve me 22 të vdekur në jugun e vendit, që normalisht është terren shumë i thatë.

Irani është një vend kryesisht pa reshje po në dekadën e fundit ka vuajtur nga përmbytje dhe shira të ashpër.

Në zonën Firuzku në lindje të kryeqytetit 10 njerëz humbën jetën dhe 16 janë ende të pagjetur.

Guvernatori Mohsen Mansouri tha për mediat se zona ishte dëmtuar prej rrëshkitjes së dheut nga mali.

Ministri i brendshëm Ahmad Vahidi tha se përmbytjet kishin prekur 18 provinca duke përfshirë dhe Jazd në Iranin qendror, që është pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO.

FOTO GALERI
1/7
Përmbytje të papritura kanë lënë të paktën 24 njerëz të vrarë dhe 19 të zhdukur në zonat zakonisht te thata në periferi të kryeqytetit iranian

Top Channel