Video/ Eksplozivi në servisin e makinave, momenti kur autori zbret nga biçikleta dhe vendos lëndën plasëse

28/07/2022 16:42

Dy persona ende të paidentifikuar, këtë të enjte herët në mëngjes kanë shkuar me biçikletë drejt një biznesi për t’i vendosur një sasi lënde eksploziv.

Në videon e siguruar nga Top  Channel, duken dy burra që zbresin nga biçikleta jashtë servisit në pronësi të Ronaldo Petit dhe njëri prej tyre shkon të vendosë lëndën plasëse pranë derës.

Më pas ata largohen me shpejtësi, ndërsa pak sekonda në vonë ndodh shpërthimi.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një servis makinash në afërsi të Liqenit të Thatë, rreth orës 04:35. Ende nuk dihen shkaqet që i çuan autorët drejt këtij veprimi, që fatmirësisht la pas vetëm dëme materiale.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e servisit për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje kriminale. Peti, i cili riparon automjete në servis, dhe tregton makina, ka thënë para efektivëve të kryeqytetit se dyshon që lënda plasëse ti jetë vendosur për shkak të punës që ai kryen. Ai dyshon se lëndën plasëse mund ta ketë vendosur ndonjë klient i pakënaqur nga shërbimi i marrë në servis, apo që mund të ketë blerë ndonjë automjet.

Policia e kryeqyteti ndërkohë po heton edhe mbi pista të tjera për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA