Masa konsiderohet arbitrare dhe e pabazë nga kritikët, por drejtuesit e dyqaneve kanë një javë kohë të bindin zyrtarët e Bremen se “nuk janë një fasadë e parave të krimit”.
Qyteti verior i Bremen në Gjermani ka thënë se po mbyll të gjitha dyqanet e basteve pasi disa politikanë kanë thënë se “pronarët nuk i kanë bindur se janë fasada për pastrim të parave”.
Bremen, qytet-shteti më i vogël gjerman, ka refuzuar papritur rinovimin e liçencave për 32 stabilimente të tilla deri në furnizmin me dokumentacion të detajuar financiar për kapitalin e tyre filestar apo marrëveshjet bankare.
Zyrtarët thonë se bosët e krimit kanë shfaqur një interes të blerjes së dyqaneve të basteve por kritikët dhe aktivistët e të drejtave e konsiderojnë një masë arbitrare të qeverisë duke dhënë dënim kolektiv ndaj biznesit pa prova të mjaftueshme ose për ndalimin e sipërmarrjeve të vogla të këtij lloji për të dhënë prioritet te kompanitë e mëdha të sektorit.
Muajt e fundit autoritetet në Bremen kanë kontaktuar me katër kompani të mëdha bastesh duke kërkuar prova të shkruar të kapitalit të tyre fillestar që supozohet se është €120,000.
Shoqata gjermane e sektorit tha me anë të kreut të saj Mathias Dahms, se veprimet ishin “arbitrare, të dyshueshme, jashtë proporcioni dhe të motivuara nga qëllime politike”.
Top Channel