Një muze ushtarak në Poloni u ka bërë thirrje vizitorëve të tij ‘të përmbahen’ pasi korridoret e errëta janë kthyer në një vend të preferuar seksi për çiftet.
Janë bërë disa çifte tashmë të kapura në mes të intimitetit në muzeun ‘Fort Gerharda’ në qytezën Świnoujście, pranë kufirit gjerman.
Drejtuesit e sikletosur janë detyruar të vendosin kamera sigurie dhe të shtojnë ndriçimin për të evituar që njerëzit të gjejnë aty një vend të qetë për të … shijuar muzeumin.
Muzeumi me instalacione të mbrojtjes bregdetare u hap për herë të parë për publikun në 2010 për të ilustruar disa shekuj përpjekjesh në kufirin verior të Polonisë.
Por me sa duket kuratorët e tij tani duhet të luftojnë një tjetër betejë “me drita të kuqe” duke kërkuar “armëpushim urgjent” nga vizitorët në epsh, shkruan me shaka rrjeti britanik Metro.
Muzeumi ka shkruar në njoftimin e tij se “është pajisur tashmë me kamera pasi vendi nuk është i përshtatshëm për aktivitete dashurie”.
Drejtori i muzeumit Piotr Piëoëarczyk tha për të përditshmen vendase Gazeta Wyborcza se brenda një muaji ishin tre episode problematike të regjistruara.
“Disa vizitorë serioze kanë temperamente shumë konservatore prandaj nuk duam që ata të shokohen nga çifte që përfshihen në praktika epshi”.
Top Channel