Modelja e TikTok bie drejt vdekjes nga kahu i vinçit 15m të lartë pas përmbysjes nga era (video-fotot)

28/07/2022 15:57

Në disa pamje të rënda të publikuara sot shihen momentet kur një protagoniste në rrjetin TikTok bie drejt vdekjes kur kabina e vinçit ku ajo punonte, përmbyset nga erërat e forta në Tyumen, në Rusinë jugore.

Vajza e njohur në rrjet për videot e saj gjatë operimit të vinçit, ishte duke ngarkuar blloqe betoni një vrull ere e fortë rrëzoi tragjikisht platformën.

Pamjet e publikuara nga rrjeti 72.ru tregojnë makinerinë gjigante që rrëzohet nga era, ndërsa  Elvira qëndron e pashpresë brenda kabinës.

Ganxha ngritese e vinçit shihet që tundet jashtë kontrolli në ajër duke goditur gjithçka gjen përpara.

Brenda 40 secondash vinçi i saj tundet frikshëm mbi kantierin e ndërtimit para se të shembet me zhurmë përtokë.

Elvira, nënë e vetme e dy fëmijëve, kishte humbur jetën në vend pas përplasjes në tokë nga rreth 15 metra lartësi, sipas raportimeve.

Ajo ishte bërë e njohur me historitë e saj të jetës së përditshme si operatore vinçi.

Një rrjet donacionesh është ngritur për kostot e funeralit të Elvira dhe ndihma për dy fëmijët e saj, për të cilët po kujdeset nëna e të ndjerës.

Një hetim kriminal industrial është hapur për vdekjen e saj.

Aksidente me vinça kanë ndodhur disa herë kohët e fundit kryesisht të shkaktuar nga vrulle të papritura ere të shoqëruara me mungesë serioziteti në llogaritjet e sigurisë dhe peshave nga inxhinierët.

FOTO GALERI
1/4
Elvira, nënë e vetme e dy fëmijëve, kishte humbur jetën në vend pas përplasjes në tokë nga rreth 15 metra lartësi

Top Channel