Pasi pala maqedonase e pranoi propozimin francez, që i hapi rrugën celjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Shkupin e për Tiranën, lideri i partisë më të madhe të opozitës, VMRO-DPMNE hodhi idenë e një referendumi.
Presidenti Stevo Pendarovski tani sugjeron që nëse mbahet referendumi i kërkuar nga opozita, atëherë pyetja kryesore e tij duhet të jetë “A dëshironi të shkoni në BE me këto kushte”. Komentin e tij, Pendarovski e bëri për të përjavshmen “Fokus”.
Me sa kuptoj unë, pyetja nuk do të jetë për ndryshimet kushtetuese, por do të jetë për marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe përse ajo është përfshirë në kornizën negociuese. Nëse dikush nuk e kupton që kjo marrëveshje dypalëshe, por edhe me Greqinë, është boshti përgjatë të cilit ne vazhdojmë drejt Evropës dhe dëshiron që ajo të largohet, është e nderuar që pyetja e referendumit thotë:
“A doni të shkoni në BE në këto kushte?”. Pa përmendur marrëveshje, pika… Opozita të dalë me një formulim të sinqertë dhe nëse është kjo cështja, të gjitha partitë të dalin në referendum dhe jo të bojkotojnë, është shprehur kreu i shtetit maqedonas. pendarovski sugjeroi gjithashtu edhe uljen e pragut të 50 plus 1 të votuesve të regjistruar. “Ta ulim pragun, dhe le të jenë vetëm ata që duan të votojnë atë ditë. Qeveria dhe opozita duhet të ndryshojnë Ligjin e Referendumit, të pastrojnë listën e zgjedhësve sipas regjistrimit të ri dhe ju siguroj se një pjesë e konsiderueshme do të jetë “pro” BE-së, ashtu siç pohoj se shumica e elektorati real votoi pozitivisht në referendumin për Prespën, theksoi ai.
Top Channel