Një aksident i rëndë me pasojë dy të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.
Një automjet ka përplasur një të ri, i cili po udhëtonte me motorin e shpërndarjes së picave.
Motoristi në gjendje të rëndë është transportuar nga forcat e MNZSH-së në spital, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i makinës.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN”, është përplasur automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin G. G., rreth 60 vjeç, me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel