Kancelari austriak pret Viktor Orban në Vienë pas komenteve të kontestuara (fotot)

28/07/2022 19:13

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer priti sot kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban për vizitë zyrtare në Vienë.

Zhvillimi vjen pasi Orban ndezi kritika të shumta kur paralajmëroi BE kundër “përzierjes së racave” në fjalimin për komunitetin hungarez në Rumani.

Orban mbrojti sot komentet e tij duke thënë se ishin pikëpamja e tij kulturore, e cila “nuk duhet të keqkuptohet”.

Kancelari austriak Nehammer tha në konferencën e përbashkët se kishte folur me Orban dhe se çështjen “e kishin zgjidhur miqësisht”.

Ai shtoi se vendi i tij “dënon ashpër cdo lloj racizmi e anti-semitizmi”.

Austria është vendi i parë i BE ku Orban mban fjalim që prej fitores së tij dërrmuese në zgjehdjet e prillit në Hungari.

Përveç çështjes së racave, dy liderët diskutuan për emigracionin, sigurinë e energjisë dhe konfliktin Rusi-Ukrainë.

Viena e konsideron veten si një “ndërmjetës i ndershëm” që nuk kërkon të distancohet nga Hungaria, tha nëj zyrtar austriak që donte të emërohej, sipas rrjetit AFP.

FOTO GALERI
1/5
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer priti sot kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban për vizitë zyrtare

Top Channel