Debati për “dosjet e sigurimit”/ PS kërkon ndryshimin e ligjit sipas kërkesës së autoritetit të dosjeve

28/07/2022 19:34

Parlamenti miratoi dekretet e presidentit Bajram Begaj për marrjen e postit të zëvendës kryeministrit nga Belinda Balluku dhe të ministres së shtetit si kry-enegociatore me BE-në, Majlinda Dhuka.

Çështja e nxehtë e dosjeve të sigurimit të shtetit mbërriti në Kuvend atje ku duhet të ishte zgjidhur shumë vite më parë.

Kryetari grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkoi dhënien fund të sulmeve ndaj drejtuesve të autoritetit të dosjeve.

Taulant Balla: Duhet t’i japim mbështetje autoritetit të dosjeve vënë nën sulmin e non-gratës dhe bashkëpunëtorit të shtetit. Ata kanë alarmuar kuvendin çfarë ka ndodhur.Genta Sula e rizgjodhëm me Konsensus. E njëjta linjë si u sulmua DASH. Ti japim drejtim ndryshimeve ligjore për të cilat foli Enkelejd Alibeaj. Ne gati të përmbushim ndryshimet ligjore.

Ndërsa homologu i tij demokrat Enkelejd Alibeaj nuk e dha një ‘po’ të prerë për ndryshimin e ligjit siç propozon autoriteti dosjeve.

Enkelejd Alibeaj: Më thirrët dje në pikë të mëngjesit e pataksuar për një kërkesë që të kishte ardhur nga Autoriteti i Dosjeve. Të pyeta ç’është kjo, është një kërkesë për iniciativë legjislative. Thashë shumë mirë, kështu duhet të ndodhë gjithmonë.  Sa herë ka kërkesa për ndryshime ligjore. Autoriteti nuk e ka të drejtën të paraqesë kërkesë për ndryshim ligjor, megjithatë duhet që çdo procedurë ligjore të diskutohet.

Por zgjidhja që jep deputeti Petrit Vasili është çuarja e çështjes në gjykatë.

Debati që synon të ndryshojë ligjin për të zbuluar zyrtarisht se kush është bashkëpunëtori i sigurimit me inicialet I.M, pritet të vijojë edhe në legjislaturën e ardhshme. Por ndërkohë në këtë debat është përfshirë edhe shtetasi me inicialet F.T i cili është një nga personazhe që mund të hedhë Dritë mbi dosjet e sigurimit.

Top Channel