Debati për dosjet e ish-Sigurimit/ Balla: Genta Sulën e dy të tjerë i bëtë patronazhistë, ja çfarë pres nga PD

28/07/2022 17:39

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kërkoi sot në kuvend vazhdimin e punës së Autoritetit të Dosjeve pasi tha se bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit janë sot në pozicione drejtuese në politikë dhe jo vetëm.

“Ngritja e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në të gjitha majat e piramidë shtetërore, kërkon një reflektim serioz dhe urgjent. Të menjëhershëm”, tha deputeti ndërsa shigjetoi drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha. “Një sekretar partie i shpallur ‘non grata’ e përdhos këtë Kuvend me praninë dhe gjuhën e tij”, tha ai.

Balla kërkoi që edhe opozita të besojë në punën e drejtoreshës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që “e kemi votuar të gjithë së bashku”, theksoi ai.

“Kur Ilir Meta ishte kryetar kuvendi e kemi votuar së bashku zonjën Genta Sula dhe pak javë më parë e rizgjodhëm me konsensus”.

Në muajin qershor, Gentiana Sula u votua në Kuvend si drejtoresha e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit. Sula u konfirmua në këtë pozicion me 105 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim dhe do të vazhdojë ta drejtojë këtë institucion edhe për 5 vite të tjera.

Top Channel