Çifti amerikan me lidhje të dyshuara me KGB akuzohet për vjedhje identiteti të bebeve të vdekura (fotot)

28/07/2022 18:16

Një çift nga Hawaii është akuzuar sot nga autoritetet federale në SHBA për vjedhjen e identitetit të bebeve të vdekura dhe në të kaluarën mund të kenë pasur lidhje me shërbimet sekrete sovjetike KGB, thuhej në dokumentet e gjykatës.

Bashkëpunëtori i mbrojtjes së SHBA, Walter Primrose dhe bashkëshortja e tij Gwynn Morrison, akuzohen se kanë jetuar me emrat e rremë të marrë nga fëmijë të vegjël të vdekur sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti Daily Beast . Emrat e tyre të rremë ishin të fëmijëve të ndjerë Bobby Edward Fort e Julie Lyn Montague.

Primrose, i cili ka qenë pjesë e rojës bregdetare të SHBA prej dekadash, ka përdorur identitetin e rremë për të përfituar patentë shoferi, pasaportë dhe kredenciale të tjera në ministrinë e mbrojtjes, që e ndihmonin të arrinte nga të lartë kalimesh sigurie në ushtri.

Çifti të dy në të 60-at, përballen tashmë me vjedhje të rëndë identiteti, tentativë aktesh kundër shtetit të SHBA dhe deklaratë të rreme.

Prokurorët thanë se çifti i arrestuar kishin foto të vjetra ku shiheshin në uniforma të KGB-së sovjetike.

Ata shtonin se një bashkëpunëtor “i ngushtë” i Morrison ka thënë se ajo jetonte në Rumani kur vendi ishte pjesë e bllokut sovjetik.

Autoritetet thonin se Primrose kishte aftësi në komunikimet sekrete dhe se cifti kishin identitete të tjera të rreme.

Babai i Julie Lyn Montague, e cila vdiq në moshën 6 javëshe në 1968, tha se ishte i shokuar që emri i të bijës ishte përdorur në një skemë kriminale.

“Njerëzit nuk ndalen para asgjëje sot, lejini fëmijët të prehen në paqe”, tha ai.

Hetimet vazhdojne.

FOTO GALERI
1/3
Walter Primrose dhe bashkëshortja e tij Gwynn Morrison, akuzohen se kanë jetuar me emrat e rremë të marrë nga fëmijë të vegjël të vdekur

Top Channel