President i SHBA-ve Joe Biden përmes një video mesazh përcolli urime për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Joe Biden: Mbarë popullit shqiptar i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona. Kur SHBA mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë kur populli Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë.

Presidenti  Biden bën këtë vlerësim për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Joe Biden: Sot Shqipëria dhe SHBA janë aleate në NATO dhe partnerë që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Europë dhe në mbarë botën, duke përfshirë edhe punën tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria ka dhënë gjithashtu një kontribut kritik në mbështetjen e nevojave humanitare dhe të sigurisë për popullin ukrainas, teksa mbrojnë vendin e tyre kundër luftës brutale të Rusisë. 

Pasi ka falënderuar  popullin e Shqipërisë për mikpritjen  në strehimin e mijëra afganëve  gjatë vitit të kaluar presidenti Biden flet për zhvillimin dhe sfidat e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Joe Biden: Dhe ndërsa shohim drejt të ardhmes SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë krah Shqipërisë ndërsa ju çoni përpara punën për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin për të forcuar sundimin e ligjit dhe përfunduar rrugëtimin tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të forcojmë një të ardhme të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.

Në ceremoninë e zhvilluar nga Ministria për Europën dhe Punënt e Jashtme ambasadorja amerikane Yuri Kim e vuri theksin në mos pasjen  e asnjë lëkundje prej vendit të saj për pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.

Megjithëse sot ndodhen në një armiqësi të thellë, SHBA mundi të bëj bëj bashkë në këtë ceremoni kryeministrin Edi Rama dhe ish-presidentiN Ilir Meta.

Numri një i diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka nënvizoi faktin se marrëdhënia Shqipëri-SHBA është aq e fortë sa nuk u zbeh dot gjatë 50 viteve komunizëm.

Top Channel