Gjuetarët që po ndjekin një grup majmunësh që kanë sulmuar e plagosur rreth 50 njerëz në perëndim të Japonisë, thanë sot se kanë varë një prej tyre.
Zyrtarët në qytetin e Yamaguchi prej disa ditësh përpiqen të gjurmojnë grupin agresiv, i cili është bërë tashmë i famshëm në edicionet e lajmeve për sulme ndaj rezidentëve, duke lënë shumë prej tyre me plagë të lehta gërvishtjesh e kafshimesh.
Mbrëmjen e djeshme gjuetarët e liçencuar qëlluan me qetësues një prej majmunëve duke e kapur më pas pranë liqenit.
Majmuni më pas u identifikua si përgjegjës për një prej sulemve prandaj kafsha rreth gjysmë metri e gjatë e rreth katër vjeçe, u eliminua.
Patrulla zyrtarësh kanë dalë rregullisht në Yamaguchi që prej nisjes së sulmeve ndaj fëmijëve e të rriturve tre javë më parë. Gjuetia vazhdon për grupin e majmunëve pas 49 njerëzish të raportuar të plagosur.
“Deshmitarët përshkruajnë majmunë të masave të ndryshme por dhe mbas kapjes së tyre sulme të tjera janë raportuar”, tha një zyrtar që nuk pranoi të emërohej.
Majmunët japonezë makake shihen shpesh në zona të ndryshme të vendit dhe konsiderohen si parazitë që dëmtojnë të mbjellat e hyjnë në shtëpi, por megjithatë sulme e shumëfishta në Yamaguchi janë të pazakonta.
Disa nga rezidentët kanë treguar në mediat e rrjetet sociale sesi majmunët kanë nisur të përdorin çadra apo gërsherë kopshtarie për t’u mbrojtur nga njerëzit.
Top Channel