Rezerva Federale rriti sërish normat e interesit me 0.75% në mënyrë që të luftojë rritjen e çmendur të çmimeve në Amerikë.
Kjo është rritja e dytë e normave me 75 pikë dhe e katërta e këtij viti, ndërsa Banka Qendrore përpiqet të ftohë inflacionin më të lartë në 40 vite, pa e nxjerrë nga shinat ekonomin më të madhe në botë.
Edhe pse ekonomia e Amerikës po ngadalësohet sipas të dhënave nga Rezerva Federale kostot e borxhit do vazhdojnë të rriten.
Presidenti Joe Biden po merr mjaft kritika për rritjen e çmimeve, ndërsa ai këtë e ka fajësuar mbi pushtimin rus në Ukrainë.
Guvernatori i Bankës, Jeorme Powell, e ka bërë të qartë se edhe pse rrezikohet ngadalësimi i ekonomisë, objektivi më i rëndësishëm do të mbetet sjellja e inflacionit në 2%.
Në një votë unanime, ndryshe nga vendimi i marrë në qershor, e ka dërguar tashmë normën e huamarrjes në 2,5%, ndërsa viti nisi pranë zeros.
Ekonomistët thonë se ky ka qenë cikli më agresiv i shtrëngimit të Rezervës Federale që nga vitet 1980, kur stagflacioni – një kombinim i rritjes së çmimeve dhe rritjes së ngadaltë– sakatoi ekonominë amerikane.
Sfida për politikëbërësit është të frenojnë inflacionin përpara se ai të rrënjoset në mënyrë të rrezikshme pa e dërguar ekonominë më të madhe në botë në një recesion që do të jehonte në të gjithë globin.
Powell ka argumentuar se ekonomia amerikane është në baza të qëndrueshme dhe në gjendje të përballojë rritjet e normave, dhe deklarata e të mërkurës vuri në dukje se “fitimet e vendeve të punës kanë qenë të fuqishme në muajt e fundit dhe shkalla e papunësisë ka mbetur e ulët”.
Top Channel