Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Në një postim në Twitter, Begaj shkruan se ky takim është i pari për të si President i Republikës së Shqipërisë dhe kjo i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.
“Partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetin. Takimi i sotëm me @USAmbAlbania Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.
#KrahPërkrah“, shkruan Begaj në Twitter.
US 🇺🇸 & Albania 🇦🇱partnership is most valuable in strengthening democracy and prosperity. First meeting as President with @USAmbAlbania Yuri Kim paves the way to further engagement in developing friendship between the two countries. 🇦🇱🤝🇺🇸#krahperkrah pic.twitter.com/wTEri41ebC
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 27, 2022
Top Channel