Në rivierën shqiptare, këto ditë ndodhen mbi 300 mijë pushues. Është kulmi i sezonit dhe një prani e madhe ka rritur fluksin në ato pak qendra shëndetësore që ndodhen në këtë zonë.

Vetëm në qytetin e Himarës çdo ditë shkojnë mbi 40 mijë persona, pjesa dërmuese pushues. Kjo qytezë ka një qendër shëndetësore në të cilën punojnë me turne dy mjekë. Ata e kanë të pamundur të përballojnë numrin e madh të vizitave por edhe të urgjencave. Këtë e pranojnë vetë mjekët.

Në Himarë mjekët kanë në dispozicion vetëm disa mjete minimale pune ndërsa për rastet e rënda dërgohet në spitalet rajonale në Vlorë, fier dhe deri në tiranë.

Në dispozicion janë katër autoambulanca. Në ditët e nxehta dhe pushimet në breg të detit, ka një numër shumë të madh rastesh kryesisht nga pushuesit që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Të parat janë virozat dhe Covid, por edhe rastet e urgjencave të rënda si infarktet. Ndërkohë qëndra shendetsore e Drimadhës ka më shumë mjekë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA