Diamanti rozë 170-karat i gjetur në Angola mund të jetë më i madhi në 300 vjet (fotot)

27/07/2022 18:11

Kërkuesit në Angola kanë nxjerrë një diamant të rrallë të pastër që mund të jetë më i madhi i zbuluar në 300 vjet, thanë sot operatorët e minierës.

Diamanti 170-karat i emërtuar ‘Lulo Rose’ — u zbulua në minierën Lulo në verilindjen e pasur më minerale të Angolas, dhe është mes më të mëdhenjve në këtë ngjyrë i gjetur ndonjëherë.

Zbulimi “historik” i diamantit tip IIa, një nga format më të pastra të gurëve natyralë, u mirëprit nga qeveria vendase e cila është partnere e minierës.

Miniera me koncesion Lulo është një zonë 3,000-km katrorë, rreth 600km nga kryeqyteti i Angolas, Luanda, dhe është gjithashtu vendi ku u gjet diamanti më i madh në Angola: 404-karatëshi “Guri i 4 shkurtit” në vitin 2016.

Diamante të tilla kanë thyer përherë rekordet e çmimeve, duke përfshirë dhe atë më të shtrenjtin të shitur ndonjëherë, 59.6-katatëshi Pink Star që u shit në Hong Kong në vitin 2017 për $71.2 milionë.

Tashmë Lulo Rose duhet të pritet dhe luçidohet, në procesin ku guri mund të humbasë rreth 50 përqind të peshës së tij. Ai do të shitet në një ankand ndërkombëtar nga kompania shtetërore vendase.

FOTO GALERI
5/6
Kerkues ne minierat e diamanteve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA