Agjencia e ndihmës zbut krizën e urisë me gjalp kikiriku për fëmijët në Kenia (fotot)

27/07/2022 19:52

Teksa 1.7 milionë fëmijë përballen me krizë urie në Kepin e Afrikës, suplemente ndihmash si gjalpi i kikirikut mund të jenë shpëtimtare, thone agjencite nderkombetare te ndihmes, sipas rrjetit AFP.

Grupi UNICEF thotë se çmimi i ketyre ‘ushqimeve terapeutike’ është rritur prej luftës në Ukrainë  që ka shkaktuar rritje të përgjithshme të çmimeve.

Në pamje shihen fëmijë të kequshqyer afrikanë që marrin konfeksionet e vogla të gatshme gjalpit të kikirikut, ndërsa më pas ata maten dhe vaksinohen.

UNICEF thotë se blen rreth 45,000 ton ushqime të tilla ndihmash në vit, dhe se ka nisur të ndjejë barrën e çmimeve.

Aripokiru Nakuxhan, nënë e gjashtë fëmijëve tregon për gjendjen e mjerë të ushqimit në rajon.

“Jemi të uritur sepse nuk ka ushqim, kemi ngrënë vetëm fruta të egra sepse nuk kemi bagëti, nuk kemi asgjë”, thotë ajo.

“Varemi vetëm nga pemët Edung ku mbledhim kokrra të egra, i shtypim ato i gatuajmë dhe i hamë, ky është ushqimi ynë”.

Koordinatori vendas i ndihmës James Jarso, tha se konfeksionet e gjalpit të kikirikut mund të shpëtojnë jetë në kushtet e urisë ekstreme.

FOTO GALERI
1/13
Teksa 1.7 milionë fëmijë përballen me krizë urie në Kepin e Afrikës, suplemente ndihmash si gjalpi i kikirikut mund të jenë shpëtimtare, thone agjencite

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA