Zjarrfikësit çekë luftojnë flakët në parkun kombëtar pranë kufirit gjerman (fotot)

26/07/2022 21:06

Zjarrfikësit në Republikën Çeke luftonin sot për të ndaluar avancimin e një zjarri në pyllin e parkut kombëtar Bohemian pranë kufirit verior të vendit me Gjermaninë.

Ministrja çeke e mjedisit Anna Hubakova tha se situata është kritike teksa parku është habitat i specieve të rrezikuara si riqebulli euro-aziatik dhe falkoi peregrin.

Edhe në Gjermani zyrtarët po përgatiteshin për evakuime teksa zjarret kanë përfshirë pyje në zonat lindore të vendit.

Autoritetet në Saksoni dhanë “alarmin e katastrofës” në rajonin e Bad Schandau, teksa në të gjithë Evropën perëndimore vatra të shumta zjarri janë ndezur në mënyrë të pashpjegueshme.

Zyrtarët në Çeki thonin se nuk është e qartë se kur mund të vihen flakët nën kontroll, duke shtuar se mund të nevojiten disa ditë.

Rreth 350 njerëz janë përfshirë në përpjekjet kundër flakëve, të cilat kanë përfshirë rreth 800 hektarë tokë.

FOTO GALERI
1/7
Zyrtarët në Çeki thonin se nuk është e qartë se kur mund të vihen flakët nën kontroll

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA