Rrezikonin pushuesit duke kryer manovra të rrezikshme me motor uji, gjobiten dy persona në Sarandë
26/07/2022 16:12
Dy persona janë gjobitur nga policia në Sarandë, pasi rrezikuan jetën e pushesve duke bërë manovra të rrezikshme me motor uji.
Dy pronarët e motorave të ujit, G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë, u gjobitën me nga 10.000 lekë të rinj secili.
Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme pranë bregdetit.
Po ashtu, u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.
Top Channel