Reperi nga Florida, Rollie Bands u vra dje me armë para ndërtesës së apartamentit të tij në Tampa, disa minuta pasi sfidoi kritikët e tij në rrjet të vinin për t’u konfrontuar në shtëpinë e tij.
“Shumë prej këtyre tipave e dinë se ku jetoj,” shkruante reperi në Instagram Story, sipas rrjetit HipHopDX. “Unë jam i qetë. Nëse ndonjë trim kërkon tym, do të jem në shtëpi për 5 minuta”.
Pesë minuta pas postimit të tij rreth orës 3:30 pasdite, reperi u qëllua një herë në parkingun e banesës së tij. Ai u dërgua në spitalin e zonës por nuk arriti të mbijetonte.
Të dyshuarit, për të cilët policia tha se i njihte cilët ishin, u larguan me një automjet por ende nuk janë kapur.
“Në këtë kohë vrasja nuk duket se është e rastit dhe viktima e të dyshuarit njihen me njëri-tjetrin”, tha zyra e sherifit të Hillsborough.
Policia bënte thirrje për informacion për kapjen e të dyshuarve.
Top Channel